Sulm kibernetik ndaj institucioneve të Kosovës

07 shtator 2022 | 08:22

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka njoftuar se institucionet e shtetit të Kosovës ditët e fundit janë përballur me sulme kibernetike të cilat kanë ardhur jashtë vendit, por për momentin gjendja është stabile, shërbimi i internetit si dhe shërbimet e tjera online dhe uebfaqet janë funksionale.

Në “Facebook”, Kryeziu ka thënë se sulmi kibernetik nuk ka depërtuar brenda infrastrukturës së rrjetit kompjuterik shtetëror pasi që është bllokuar nga pajisjet përkatëse të sigurisë.

“Është identifikuar që sulmi kibernetik ka ardhur nga jashtë Kosovës dhe si target ka pasur IP-në në të cilën kanë qenë të publikuar disa ueb faqe të Institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Ekipi i sektorit të sigurisë kibernetike në Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit, në bashkëpunim me ekspertët e jashtëm, kanë identifikuar se problemi me shërbimin e internetit është si pasojë e sulmit kibernetik.

Agjencia e Shoqërisë e Informacionit, përkatësisht ekipi i sigurisë kibernetike, ka ndërmarrë veprime konkrete me qëllim të tejkalimit të këtij sulmi kibernetik dhe kthimit në funksion të shërbimit të internetit.

Për momentin gjendja është stabile – shërbimi i internetit si dhe shërbimet e tjera online dhe uebfaqet janë funksionale dhe të qasshme, ka thënë Kryeziu.

Ekipi i sigurisë kibernetike në AShI do ta vazhdojë monitorimin e sigurisë së shërbimeve dhe sistemeve qeveritare dhe do të ndërmarrë masa të nevojshme për mbarëvajtjen e funksionimit dhe sigurinë e tyre, ka shtuar ai.

Dy ditët e fundi ka pasur probleme me shërbimin e internetit në institucionet e Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FBI gjeti një dokument që përshkruan aftësitë bërthamore të një…