Sonte dy derbi në Ligën e Kampionëve

07 shtator 2022 | 11:05

Italia do të jetë epiqendra kryesore e ndeshjeve të futbollit, pasi sonte (e mërkurë) do të zhvillohen dy derbi në Ligën e Kampionëve.

Interi e pret në Milano skuadrën kampione të Gjermanisë, Bayern Munchen, në kuadër të grupit C, i cili konsiderohet “grupi i ferrit” e në të cilin bën pjesë edhe Barcelona. Kjo e fundit e pret në “Cam Nou” Viktoria Plzenin.

Ndeshje tjetër interesante do të zhvillohet në kuadër të grupit A, ku Napoli e pret skuadrën e Liverpoolit. Ndeshja tjetër zhvillohet në këtë grup mes Ajaxit dhe Rangersit. Në Grupin B Atletico Madridi e pret Porton, ndërsa Bayer Leverkuseni i shkon Club Brugges. Në grupin tjetër, atë D, do të përballen Eintracht Frankfurt-Sporting CP dhe Tottenham Hotspur-Marseille.

Grupi A

18:45 Ajax – Rangers
21:00 Napoli – Liverpool

Grupi B

21:00 Atletico Madrid – FC Porto
21:00 Club Brugge – Bayer Leverkusen

Grupi C

21:00 Barcelona – Viktoria Plzen
21:00 Inter – Bayern Munchen

Grupi D

18:45 Eintracht Frankfurt – Sporting CP
21:00 Tottenham Hotspur – Marseille

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti nga Lista 'Guxo', Haxhi Avdyli, ka njofuar se ky…