Uliks Emra viziton Thaçin: Së shpejti me presidentin do të pimë kafe në Shadërvan

07 shtator 2022 | 22:07

Ambasadori i Kosovës, Uliks Emra ka vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi, në Hagë.

Emra në llogarinë e vet në “facebook” ka shkruar se ka mbetur i mahnitur nga harmonia, morali i lartë si dhe bashkëpunimi që mbizotëronte ndërmjet çlirimtarëve.

Postimi i plotë i Emrës:

Ky është mesazhi që duhet ta ndjekim edhe ne!

Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme dhe emocion i veçantë vizita në Hagë dhe takimi me Presidentin Hashim Thaçi, i cili si çdo herë ishte i mbushur me energji pozitive, vullnet të lartë si dhe formë të jashtëzakonshme.

Mbeta i mahnitur nga harmonia, morali i lartë si dhe bashkëpunimi që mbizotëronte ndërmjet çlirimtarëve.

Ky është mesazhi që duhet ta ndjekim edhe ne!

Ndihem krenar dhe përulem para luftës së shenjtë dhe të pastërt të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Askush nuk mund ta rishkruaj historinë, e aq më tepër ti njollos apo etiketoj çlirimtarët e vërtetë, derisa çdo përpjekje e tillë ashtu si deri më tani ju siguroj që është e destinuar të dështoj.

U dakorduam me Presidentin Thaçi që kafen e radhës do ta shijojmë së shpejti në Shadërvan????.

Hagë, 7 shtator 2022

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milazim KRASNIQI Vizita e presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdoganit…