Lirohet nafta dhe gazi, jo edhe benzina

08 shtator 2022 | 08:46

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve të naftës për ditën e enjte.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.70 euro për litër, i benzinës me 1.36 euro dhe i gazit me 0.76 euro. Pra, ka rënie prej 1 centi për dizell e benzin, ndërsa mbetet i pandryshuar ai i benzinës.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së enjtes dhe janë të vlefshme për 24 orë.
MINT do t’i caktojë çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve.

Çmimi i naftës në Kosovës në javët e fundit ka shënuar vlera rekorde.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë caktuar kalendarin…