Policia nis patrullimin në kufi me Serbinë dhe në krejt Liqenin e Ujmanit

08 shtator 2022 | 14:47

Policia e Kosovës ka nisur patrullimin ujor në vijën kufitare me Serbinë në të gjithë hapësirën e Liqenit të Ujmanit. Kështu ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

“Për herë të parë që nga paslufta, pas krijimit të njësitit për patrullim ujor, Policia e Kosovës sot filloi me patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit. Tashmë, kontrolli i kufirit shtetëror është më i plotë”, ka shkruar Sveçla.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Rita Ora ka dhuruar një…