Spalletti lavdëron Rrahmanin

08 shtator 2022 | 15:10

Napoli ka mposhtur Liverpoolin me rezultatin 4-1, duke bërë një prej befasive më të mëdha në këtë fillim edicioni në futbollin evropian. Ndërsa në këtë ndeshje ka shkëlqyer mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani.

Kapiteni “dardan” ka marrë lëvdata edhe nga trajneri Luciano Spalletti. “Rrahmani bëri ndeshje të shkëlqyer, pa hequr asgjë”, ka thënë Spalletti. “Të kesh balancën për të bërë mbulimin lojtar për lojtar është shumë e vështirë. Edhe Kim ishte monstruoz po ashtu. Ata vrapuan edhe në mesfushë duke rikuperuar topa”, ka shtuar Spalletti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbretëresha Elizabeth nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Lajmin…