Emmerson propozon që gjykimi për krerët e UÇK-së të mos zgjasë më shumë se dy vjet

08 shtator 2022 | 16:33

Avokat i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, Ben Emmerson, teksa ka folur për kohën që prokuroria po e kërkon për gjykim ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka thënë se ky proces nuk duhet të zgjasë më shumë se dy vjet.

Emmerson ka thënë se nëse veprohet ndryshe, kjo çështje do të marrë shumë kohë.

“Ne mbesim prapa asaj që prokurorisë duhet dhënë një vit kohë, dhe një vit edhe ne, sepse kjo është mënyra e vetme e menaxhueshme, sepse në të kundërtën do të merrte shumë kohë për gjykim kjo çështje”, ka thënë Emmerson në seancën e sotme të radhës që po mbahet për ecurinë e procesit të çështjes kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Emmerson i kujtoi Gjykatës se Veseli qysh në ditën e dërgimit në Hagë dhe në seancën e parë të tij, kishte bërë thirrje për bashkëpunim me gjykatën.

“Zoti Veseli ka dhënë mesazh të fortë, të qartë për të gjithë, që të gjithë duhet të bashkëpunojnë me Dhomat e Specializuara, se askush nuk duhet të mendojë se mos bashkëpunimi është një kauzë që ndihmon të akuzuarit. Ai më ka kërkuar specifikisht të theksoj këtë pjesë të deklaratës që e ka bërë në momentin e arrestimit të tij, dhe në seancën e parë. Ai ka kërkuar që të gjithë të jenë bashkëpunues”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vëllaznimi i Gjakovës është rikthyer në elitë. Pas një viti…