Ejupi: Rahoveci ka synime të mëdha në kampionatin e ri

08 shtator 2022 | 17:25

Skuadrat e elitës po vazhdojnë përgatitjet para edicionit të ri. Garat në Prince Caffe Superligë pritet të jenë shumë interesant për shkak se të gjitha klubet janë përforcuar dhe interesimi është i madh.

Kapiteni i Rahovecit, Visar Ejupi, ka folur për rrjedhën e përgatitjeve. “Përgatitjet i kemi filluar më 15 gusht, ndërsa këto dy javët e fundit jemi me intensitet të lartë dhe çdo gjë po shkon sipas planit të trajnerit”, është shprehur Ejupi për faqen zyrtare të FBK-së, duke shtuar: “Jemi shumë të kënaqur me stërvitje, por edhe të gatshëm ta fillojmë kampionatin”. Ai ka folur për synimet e këtij edicioni me “Vreshtarët”.

“Synimet tona për këtë vit janë ta bëjmë një kampionat më të mirë sesa ai që e lamë pas, të tregojmë lojë të mirë dhe kualitative me lojtarët e ri, që kanë ardhur në ekip, po ashtu edhe me trajnerin Muhammed Thaqi, ku çdo ditë më shumë na motivon me punën që e bën”, ka theksuar Ejupi.

Ndeshja e parë për Rahovecin do të jetë ndaj kampionit aktual Golden Eagle Yllit, një sfidë aspak e lehtë për “Vreshtarët”, që këtë edicion synojnë paraqitje më të mira për shkak se në edicionin e kaluar përfunduan në vendin e shtatë, duke luajtur në “play-out”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea ka konfirmuar Graham Potter si trajnerin të ri, duke…