Presidenti i UEFA-s: Jemi të pikëlluar për humbjen e Elizabeth II

09 shtator 2022 | 11:27

Mbretëresha Elizabeth II u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 96-vjeçare.

Ngushëllimet për të kanë qenë të shumta, ku shumë figura të njohura botërore kanë shprehur keqardhjen e tyre për këtë humbje të madhe.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin ka shprehur ngushëllimet familjes, në një postim që ka bërë në faqen zyrtare të UEFA-s.

“UEFA dhe futbolli evropian janë vërtet të pikëlluar për vdekjen e Madhërisë së saj Mbretëreshës Elizabeth II, një prej figurave më të respektuara në botë. Mendimet tona janë me familjen e saj dhe Presidentin e Shoqatës Angleze të Futbollit, Princin William, si dhe me qytetarët e mbretërisë së Bashkuar dhe mbretërive të Komonuelthit”, u shpreh Çeferin.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashian ka reaguar ndaj kritikëve duke këmbëngulur se nuk…