Arrestohet një person në Shtime

09 shtator 2022 | 11:34

Policët e stacionit në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, dje (e enjte) në orën 14:15 në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet F.F (M/K) i moshës 34 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”  me dënim burgimi prej për gjashtëdhjetë (60) ditëve, ndërsa pagoi edhe një urdhëresë tjetër aktive në shumën prej katërqindë ( 400) euro.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Policia Rajonale e Ferizajt,  do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milot Rashica do të luajë për skuadrën turke Galatasaray në…