FSK-ja në mbështetje të qytetarëve të Kosovës

09 shtator 2022 | 11:37

Kompania për Operacione me Civil (KOC) e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër të planit dhe kapaciteteve, ka realizuar shpërndarjen e donacionit me pako ushqimore dhe pajisje higjienike për grupet shoqërore në nevojë, për komunitetin jo-shumicë në fshatin Plemetin të Komunës së Obiliqit.

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës bashkëbiseduan me qytetarët dhe u informuan rreth problemeve dhe sfidave të jetës së këtij komuniteti.

Pjesë e kësaj vizite dhe shpërndarje të donacionit ishin edhe pjesëtarë nga delegacioni italian Multi National Cimic Group (MNCG) të cilët panë nga afër procesin e shpërndarjes së donacionit nga FSK-ja.

FSK-ja mbështetë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim feje, etnie apo gjinie.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policët e stacionit në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë…