30 ditë paraburgim për dy vëllezërit e dyshuar për dhunimin e një të miture në Gjilan

09 shtator 2022 | 13:11

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditëve ndaj të pandehurve A.M. dhe L. M.

Sipas njoftimin, ekziston dyshimi se dy të pandehurit gjatë muajit mars e prill në fshatin Pasjak dhe Velekincë e kanë detyruar të një të mitur të kryej akte seksuale pa pëlqimin e saj.

“Me këto veprime të pandehurit dyshohet se ka kryer veprën penale, dhunimi, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimi ne Gjykatës Themelore në Gjilan.

Ndërsa, sipas gjyqtarit të procedurës paraprake, masa e caktimit të paraburgimit është arsyetuar pasi masat e tjera do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident komunikacioni në magjistralen Pejë-Prishtinë, në afërsi të Lozicës…