Koreja e Veriut: Nëse rrezikohemi menjëherë lëshojmë armët bërthamore

09 shtator 2022 | 13:16

Koreja e Veriu do të kundërpërgjigjet me sulme bërthamore ndaj vendeve që kërcënojnë shtetin komunist. Vendi që udhëhiqet nga Kim Xhong Un ka nënshkruar një dokument ku përshkruan rastet kur do të përdoren armët nukleare.

Koreja e Veriut ka përshpejtuar procedurat për të lëshuar armët bërthamore, të cilave i druhen vendet fqinje armike të Phenianit zyrtar.

Shteti komunist ka lëshuar një dokument që përshkruan qasjen e saj ndaj luftës bërthamore duke paralajmëruar se nuk do të ngurrojë të përdorë armët nukleare nëse percepton kërcënime ndaj lidershipit koreanoverior ose objektivave të rëndësishme strategjike siç është arsenali ushtarak.

Sipas një dokumenti, qeveria pretendon se i konsideron armët bërthamore një mjet të fundit ajo do të parandalojë kërcënimet serioze të sigurisë së shtetit.

Dokumenti i politikës vazhdoi duke vënë në dukje se Pheniani do të nisë një sulm parandalues ​​automatik të menjëhershëm nëse zyrtarët besojnë se sistemi i komandës dhe kontrollit për forcën kombëtare bërthamore është në rrezik për shkak të një sulmi nga forcat armiqësore.

Megjithatë shteti komunist thotë se nuk do të sulmojë asnjë vend që nuk ka kapacitete bërthamore, por megjithatë ajo do të sulmonte ato shtete që bashkëpunojnë me shtete bërthamore.

Pesë skenarët e shtetit komunist që mund të jenë pararendës të lëshimit të armëve bërthamore janë rastet kur vendi kërcënohet nga armët e shkatërrimit në masë, kur sulmohen objektivat e rëndësishme strategjike, ose në përgjigje të ndonjë krize katastrofike tjetër që rrezikon kombin ose popullin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për…