Swiatek-Jabeur, finalja e US Open

09 shtator 2022 | 13:46

Tenistja polake Iga Swiatek, numri një në botë dhe ajo tuniziane Ons Jabeur, numri pesë në botë, janë dy finalistet e grand slam të US Open për femra në tenis.

Ato kanë triumfuar në gjysmëfinale dhe për herë të parë do të duelojnë mes tyre në një finale të madhe. Swiatek në gjysmëfinale e mposhti me rezultat 2-1 (3-6, 6-1, 6-4) bjellorusen Aryna Sabalenka.

Një ndeshje që nisi keq për polaken, por që përmbysi gjithçka në favorin e saj. Më e lehtë fitorja e Jabeur, që mundi pa shumë probleme 2-0 (6-1, 6-3) francezen Caroline Garcia. Swiatek është favorite, teksa ka fituar dy finalet e mëparshme në një grand slam ku është kualifikuar (këtë vit ka fituar Roland Garros).

Për Jabeur kjo është finalja e dytë radhazi në një grand slam, pas atij të humbur dy muaj më parë në Wimbledon. Ajo mund të bëhet afrikania e parë që fiton një grand slam.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-Missi dhe këngëtarja, Morena Taraku njihet për jetën luksoze që…