Parashikimi i motit për ditën e sotme

10 shtator 2022 | 09:57

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot më dinamik në raport me dy ditët e fundit.

Sipas njoftimit të këtij instituti, kjo situatë meteorologjike vije si pasojë e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Gjithashtu, parashihen vranësira të ç’rregullta, të cilat vende-vende do të sjellin reshje shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe verilindjes”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Forcës së…