![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/06/nafta-2.jpg)
Ministria publikon çmimet maksimale të karburanteve për sot
10 shtator 2022
| 10:21
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës, ka publikuar çmimet e produkteve të naftës për 24 orët e ardhshme.
Sipas Udhëzimit Administrativ të miratuar nga Qeveria për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve të ripërtërishme, gjatë ditës së sotme, çmimi maksimal i lejuar për një litër naftë (Dizel) është 1.70 euro, përcjell Buletini Ekonomik.
Ndërkohë, çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.35 euro për litër, derisa çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.76 euro për litër.
Sipas Ministrisë së Tregtisë, çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 10/09/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.