![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/09/FB_IMG_1662797959930.jpg)
LDK-ja do të nis takimet me qytetarë dhe me biznese
10 shtator 2022
| 10:27
Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se në javët në vijim, Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë në qytete e fshatra për të biseduar me qytetarë dhe me biznese.
“Do të dëgjojmë secilin”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Do të bisedojmë për sfidat nëpër të cilat po kalojmë në vitin e dytë të qeverisjes së majtë dhe për qasjen tonë në adresimin e këtyre sfidave. Ju presim për të dëgjuar vlerësimet, kritikat dhe propozimet e juaja”, ka bërë me dije Hoti.