Aksident tragjik në Suharekë: Humbin jetën pesë persona në mesin e tyre tre fëmijë

08 korrik 2018 | 14:31

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha, ka bërë me dije se si pasojë e një aksidenti në Komunën e Suharekës kanë humbur jetën pesë persona.

“Aksident i rëndë komunikacioni në Biraçë të Suharekës. Rreth orës 13:21 minuta në magjistralen Suharekë-Duhel ka ndodhur një aksident i tmerrshëm komunikacioni me ç’rast kanë humbur jetën pesë persona: dy të rritur dhe tre fëmijë. Vdekjet janë konfirmuar nga emergjenca e cila ka dalë në vendin e ngjarjes. Aksidenti ka ndodhur në mes të një automjeti të llojit ‘BMW’ dhe një autobusi. Për informata shtesë do të njoftoheni me kohë”, ka bërë me dije Berisha nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i stafit të kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifi, ka…