Sekuestrohen armë dhe municion në Janjevë të Lipjanit

10 shtator 2022 | 14:27

Njësitet policore të Lipjanit, sot kanë zbatuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtine për urdhër-kontroll në një lokacion, lidhur me dyshimet e bazuara për posedim armësh.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar: Tre granata dore, një armë automatike AK-47, dy pistoleta, 120 fishekë të armës AK-47, cal. 7.62 mm, 7 fishekë të pistoletës, cal. 7.65 mm, dy karikatorë të armës AK-47, dh dy karikatorë të pistoletës.

Nga ana e policisë është arrestuar një person i dyshuar, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndaj tij është iniciuar rasti, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes…