Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik

08 korrik 2018 | 15:33

Policia e Kosovës ka bërë me dije se me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor, ngritjes së vëmendjes për një kujdes më të shtuar për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në vazhdimësi është duke ndërmerr veprime policore të cilat kontribuojnë në ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik.

“Edhe pse gjatë këtij gjashtëmujori kemi rënie të aksidenteve fatale për (-19.61 %), ndërsa rënie në total të aksidenteve prej (-13.25%), Policia e Kosovës me qëllim të reduktimit të aksidenteve në trafikun rrugor vazhdon të apeloj tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti te drejtuesit e automjeteve, që të jenë të kujdesshëm dhe sa më vigjilentë gjatë drejtimit të automjeteve të tyre. Vëmendje kërkohet, posaçërisht në këtë periudhë kur kemi të reshura atmosferike, ku mund të ketë kufizim të dukshmërisë, rrugët mund të bëhen më të rrëshqitshme dhe qarkullimi nëpër rrugë vështirësohet”, është thënë në komunikatën për medie të policisë.

Më tej në këtë komunikatë thuhet se Policia e Kosovës me njësitet e saj do të vazhdojë të monitorojë dhe të menaxhojë situatën në trafikun rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit dhe aty ku pjesëmarrësit bien ndesh me rregullat në trafik.

“Masa ndëshkuese ligjore do të aplikohen me qëllim të parandalimit të rasteve të aksidenteve në veçanti atyre me fatalitet që po paraqesin shqetësim për të gjithë dhe po shkaktojnë humbje të jetëve njerëzore”, është thënë në komunikatën e policisë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia e Francës, Paris Saint Germain po planifikon transferimin e…