“Goal” publikon listën me skuadrat favorite për të triumfuar në Ligën e Kampionëve

11 shtator 2022 | 12:36

Pasi u zhvilluan ndeshjet e para në fazën e grupeve, “Goal” ka bërë një renditje me skuadrat favorite për të triumfuar në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Kampioni në fuqi i kësaj gare, Real Madridi, është renditur i dyti në këtë listë prej 32 skuadrave pjesëmarrëse.

Sipas “Goal”, Manchester City i ka gjasat më të mëdha për t’u kurorëzuar me titullin e më të mirit në Evropë, që do të ishte edhe titulli i parë dhe historik për klubin anglez.

Pas klubit anglez renditet Paris Saint-Germaini, që gjithashtu nuk e ka fituar asnjëherë këtë trofe.

Viktoria Plzen, sipas “Goal”, është skuadra me gjasat më të vogla për të triumfuar në garën më prestigjioze për klube.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashian shkëlqeu në një krijim mahnitës Fendi teksa mori…