Majlinda Kelmendi i sjell medalje Kosovës edhe si trajnere

11 shtator 2022 | 14:00

Kosova ka fituar edhe një medalje në sportin e Xhudos.

Garusei Blin Kuka, ka fituar medalje në Kampionatin Ballkanik për kadet në kategorinë 90 kg.

E për këtë sukses ka merita edhe kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, e cila në këtë kampionat ishte trajnere e ekipit nga Kosova.

Për këtë sukses ka njoftuar trajneri Driton Kuka, i cili ka thënë se me këto suksese është i bindur se Kosova ka të ardhme të ndritur në Xhudo.

Postimi i plotë i Driton Kukës:

Blin Kuka 90 Kg

Kampionati Ballkanik për kadet

Medalja e Blinit në Ballkanik po më përforcon bindjen për të ardhme të ndritur të xhudos së Kosovës!

Një grup i garuesve të vendit tonë udhëtuan drejt Turqisë në Ballkanik dhe u prezentuan mirë.

Pos Blinit performoj mirë edhe Rrezarta Alimi që fitoj dy lufta e mandej pësoj humbje kurse luftën për medalje ishte shumë e pafat dhe u radhit e 5.

Garuesit tjerë duhet të punojnë më shumë drejt medaljeve në garat tjera.

Majlinda ishte me ekipin kurse referi ynë me Licencë IJF Fatmir Salihaj në këtë garë ishte supervisor dhe po avancon drejt ngritjes tutje.

Majlinda u zotua që do ma kaloj si trajner dhe e ka nisur mbarë rrugëtimin e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi se nuk është humbur…