Duhet gjetur zgjidhje për hapjen e shkollave

12 shtator 2022 | 13:07

“Kuvendi i hapur e shkollat e mbyllura, nuk është fotografia që duam për vendin tonë”, ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ai ka thënë se aktualisht nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa ta nisin sesionin vjeshtor të Kuvendit me një debat parlamentar për gjendjen e krijuar nga greva në arsim dhe paaftësia e mosvullnetit të qeverisë për ta trajtuar këtë gjendje.

“Në mbledhjen e parë të Kryesisë, propozuam që në seancën e parë për këtë sesion, ta trajtojmë e të debatojmë seriozisht për situatën e krijuar. Duhet gjetur zgjidhje për hapjen e shkollave dhe tejkalimin e kësaj bllokade”, është shprehur Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës…