Ish-presidenti Sejdiu shkruan në ‘Librin e ngushëllimeve’ për Elizabeth II

12 shtator 2022 | 15:43

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka nënshkruar në “Librin e Ngushëllimeve” për Mbretëreshën Elizabeth II, në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë.

Sejdiu ka thënë se Kosova nuk do ta harrojë kurrë mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë në kohët më të rënda.

“Ashtu siç ishte gjithë jetën e saj e qetë, qetësisht iku për në botën e amshueshme Lartmadhëria e Saj, Mbretëresha Elizabeta II”.

“Ajo, me të shtatë dekadat e udhëheqjes së Mbretërisë së Bashkuar mbetet shembull i veçantë i lideres brilante e cila me punën që e bëri la gjurmë të pashlyeshme në shërbim të paqes, humanizmit, zhvillimit dhe progresit të përgjithshëm njerëzor”.

“Të qëndrosh me urti, dinjitet dhe krenari shtatë dekada në krye të një vendi duke u përballur me sfidat më të rënda të kohës, është veçori e personaliteteve të rralla. Ajo e dha këtë shembull. Suksesshëm e kaloi këtë sprovë të madhe”.

“Vendi im Kosova nuk do ta harrojë kurrë mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar na e dha në kohët më të rënda që i kishim”.

“Zoti e bekoftë Lartmadhërinë e Saj Mbretëreshën Elizabeta II. Zoti e bekoftë Mbretërinë e Bashkuar”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe zyrtarisht, Diego Costa është futbollisti më i ri i…