Casillas zgjedh pesë portierët më të mirë në botë

12 shtator 2022 | 17:29

Portieri legjendar spanjoll, Iker Casillas, ka zgjedhur pesë portierët që, sipas tij, janë më të mirët në botë aktualisht. Ai opinionin e dha për “4-3-3”.

Ish-portieri i Real Madridit zgjodhi Thibaut Courtois si më të mirin, me belgun që tash e disa vjet është pjesë e “Los Blancos”.

Casillas në vendin e dytë e renditi portierin e Manchester Cityt, Ederson, teksa ai i Atletico Madridit, Jan Oblak, e mbyll treshen e parë.  41-vjeçari i dha vendin e katërt portierit të Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen dhe të pestin Manuel Neuer të Bayernit Munichit.

Ndryshe, Iker Casillas vlerësohet një nga portierët më të mirë në historinë e futbollit. Ai fitoi trofe të shumtë te Real Madridi, teksa karrierën e mbylli te Porto.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është arrestuar edhe i dyshuari i dytë për rastin e…