![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/09/640-0-632020d6abde6.jpg)
Britney Spears ishte gati të bëhej Mbretëresha e Anglisë! Brenda romancës së këngëtares me Princin William
Ajo njihet si Princesha e Pop-it, por Britney Spears dikur ishte gati që të bëhej Mbretëresha e Anglisë.
Këngëtarja amerikane mesa duket ka patur një romancë me Princin William, kur ata kanë qenë adoleshentë. Por duket se lidhja e tyre përfundoi para se mund t’i zyrtarizonin gjërat.
Në vitin 2002, 40-vjeçarja i tha prezantuesit të njohur, Frank Skinner, se ajo kishte biseduar me Dukën e Cambridge përmes e-mailit. Madje artistja e kishte ftuar 40-vjeçarin për një darkë kur ajo ishte në turne në Mbretërinë e Bashkuar.
Në atë kohë, Britney ishte në kulmin e famës së saj pasi kishte publikuar dy këngët që u kthyen hit “Baby One More Time” dhe “Oops! I Did it Again”.
“Kemi shkëmbyer e-mail për pak dhe ai duhej të vinte të më shihte diku, por nuk funksionoi”, tha Britney, atëherë 20 vjeç.
Krijuesja e hitit “Toxic”, e cila në kohën kur ka dhënë intervistën ka qenë e lidhur me këngëtarin e famshëm, Justin Timberlake, pranoi se nuk e kishte idenë pse Princi William ndryshoi mendje për ta parë atë.
Thashethemet për një “romancë kibernetike” mes dyshes ishin vërshuar prej muajsh përpara intervistës së Britney-t, por gjithmonë ishin mohuar nga Buckingham Palace.
Në shtator të vitit të kaluar, biografi mbretëror Christopher Andersen ndau edhe më shumë detaje të marrëdhënies në internet të Britney dhe William.
![Britney Spears ishte gati të bëhej Mbretëresha e Anglisë!](https://cdnimpuls.com/gazeta-shqip.com/media3/-640-0-632020ba0cc42.png)
![Britney Spears ishte gati të bëhej Mbretëresha e Anglisë!](https://cdnimpuls.com/gazeta-shqip.com/media3/-640-0-632020b9446bc.png)