Kurti në konferencën për medie: Nuk i bëhet bojkot e grevë shtetit

13 shtator 2022 | 12:11

Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur një konference për medie pas takimit me përfaqësuesit e Këshillit Grevist të BSPK-së, këta të fundit u deklaruan se greva vazhdon.

Ai ka thënë se në projektligjin për Pagat, mësimdhënësit do ta kenë koficentin më të lartë ndonjëherë.

Kurti u ka bërë thirrje mësimdhënësve që të kthehen në shkolla.

“Në takim më është thënë kryeministër lëviz, mirëpo unë kam lëvizur të paktën dhjetë herë në drejtim të kërkesave dhe nevojave të sindikatave dhe punëtorëve të arsimit. Pikërisht për këtë arsye edhe një herë kërkoj që nxënësit të shkojnë në shkolla e mësimdhënësit të shkojnë në shkolla. Të parët të mësojnë e të dytët të japin mësim. Nuk bën bojkot e grevë shtetit, sepse shkolla është shteti”, ka thënë Kurti, raporton “Epoka e re”.

Kryeministri ka thënë se nuk është e vërtet që nuk ka pasur komunikim me Këshillin Grevist të BSPK-së.

“Nuk është e vërtet që nuk ka pasur dialog dhe më së miri kjo gjuhë u pa sot. Problemi që kemi nuk është për shkak të dialogut. Në takim disa herë mu tha le të dalim prej kësaj situate ju edhe ne. Besoj se në situatë të vështirë nuk është as qeveria dhe as SBAShK-u por arsimi”.

“Ne sot përfaqësuesve të Këshillit Grevist ua thamë edhe tri gjëra, të cilët na premtuan se do ta pyesin anëtarësinë. Pra, neve na u tha në takim që për këtë ofertë të qeverisë do të pyetet anëtarësia. Por sapo dolën nga takimi u deklaruan për medie se greva vazhdon. Kur e pyetën anëtarësinë? Neve na thanë në takim që do ta pyesin anëtarësinë. Oferta shtesë ishte kjo: Do të jenë pjese përmbajtjesore e diskutimeve publike për ligjin mbi pagat dhe ne atyre ua dhamë lajmin të parët se këtë javë do të fillojë diskutimi publik; dy të tjerat ishin që bashkërisht me BSPK-në do ta bëjmë reformën e sistemit pensional në mënyrë që të bëjmë diferencimin e kategorive të ndryshme duke e hequr atë pragun famëkeqe prej 15 vjet përvojë pune. Dhe tjera u zotuam që te barnat esenciale do të shtohen edhe 10 milionë euro. Ata thanë se do të konsultohen me anëtarësinë kur dolën nga takimi thanë se vazhdon greva”, ka thënë kryeministri në konferencën për medie, ku ishte i shoqëruar edhe nga ministri i Financave, Hekuran Murati dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltar i Kuvendit Komunal në Ferizaj nga radhët e Nisma-s,…