Kurti: Ne ofruam ofertë, ata me të dalë nga takimi thanë se vazhdon greva

13 shtator 2022 | 12:20

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar pas takimit me përfaqësuesit e Këshillit Grevist të BSPK-së.

Kurti tha se qeveria u bëri një ofertë të re përfaqësuesve të Këshillit Grevist, ku ata thanë se për këtë do ta pyesin anëtarësinë.

Por sipas Kurtit, ata më të dalë nga takimi deklaruan se greva vazhdon.

Kryeministri tregoi në detaje për ofertën që ua kishte bërë në takim Këshillit Grevist, raporton “Epoka e re”.

“Neve na u tha në takim që për këtë ofertë të qeverisë do të pyetet anëtarësia. Por sapo dolën nga takimi u deklaruan për medie se greva vazhdon. Kur e pyetën anëtarësinë? Neve na thanë në takim që do ta pyesin anëtarësinë. Oferta shtesë ishte kjo: Do të jenë pjese përmbajtësore e diskutimeve publike për ligjin mbi pagat. Ne atyre ua dhamë lajmin të parët se këtë javë do të fillojë diskutimi publik. Ndërkaq dy çështjet e tjerat ishin që bashkërisht me BSPK-në do ta bëjmë reformën e sistemit pensional në mënyrë që të bëjmë diferencimin e kategorive të ndryshme duke e hequr atë pragun famëkeqe prej 15 vjet përvojë pune. Dhe tjera, u zotuam që te barnat esenciale do të shtohen edhe 10 milionë euro. Ata thanë se do të konsultohen me anëtarësinë kur dolën nga takimi thanë se vazhdon greva”, ka thënë kryeministri në konferencën për medie, ku ishte i shoqëruar edhe nga ministri i Financave, Hekuran Murati dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Ai ka thënë se në projektligjin për Pagat, mësimdhënësit do ta kenë koficentin më të lartë ndonjëherë.
Kurti u ka bërë thirrje mësimdhënësve që të kthehen në shkolla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurori i Specializuar Jack Smith ka kërkuar nga trupi gjykues…