Kam lëvizur 10 herë për të plotësuar kërkesat e sindikalistëve, nxënësit të kthehen në shkolla

13 shtator 2022 | 12:27

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se ka lëvizur dhjetë herë për të plotësuar kërkesat e sindikalistëve të arsimit.

Kurti, në një konferencë për medie, pas takimit të pati me Këshillin Grevist, u bëri thirrje nxënësve dhe mësimdhënësve që të kthehen në shkolla, raporton “Epoka e re”.

“Unë kam lëvizur të paktën dhjetë herë në kërkesat e sindikalistëve të arsimit, andaj pikërisht për këtë arsye edhe një herë kërkojë që nxënësit të shkojnë në shkollë e mësimdhënësit të shkojnë në shkolla. Të parët të mësojnë e të dytët të japin mësim. Nuk bën bojkot e grevë shteti sepse shkolla është shteti”.

“Nuk është e vërtetë që nuk ka pasur komunikim dhe nuk është e vërtetë që nuk ka pasur dialog dhe më së miri kjo gjë u pa sot. Problemi që kemi nuk është për shkak të mungesës së dialogut apo komunikimit. Në takim disa herë më tha që le të dalim nga kjo situatë, unë besoj që në situatë të vështirë nuk është SBAShK-u e as Qeveria por arsimi”, ka thënë Kurti.

Kurti: Ne ofruam ofertë, ata me të dalë nga takimi thanë se vazhdon greva

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti është deklaruar pas takimit me përfaqësuesit e…