Barça dhe Atletico arrin marrëveshje për Griezmannin  

13 shtator 2022 | 12:32

Kampioni i botës Antoine Griezmann po përjeton një situatë të pazakontë. 31-vjeçari francez është i detyruar të luajë jo më shumë se 30 minuta.

Në huazimin me të drejtë blerje mes Barcelonës dhe Atleticos së Madrid, ekziston një klauzolë jo në favorin e futbollistit, pasi në qoftë se francezi luan më shumë se 50% të minutave të totalit, Atletico Madrid është e detyruar të paguajë 40 milionë euro për blerjen e kartonit.

Sipas gazetës franceze “L’Equipe”, Atletico dhe Barcelona po punojnë për të zhbllokuar situatën e pazakontë që po përjeton sulmuesi francez. Raportimet tregojnë se dy klubet janë afër një marrëveshjeje për 25 milionë euro.

Një shifër mjaft e vogël krahasuar me 40 milionët e kërkuara fillimisht nga Barça. Griezmanni është i lumtur në Madrid, megjithatë dëshiron të luajë më shumë minuta dhe të rikthehet protagonist absolut, pasi edhe Botërori “Katar 2022” është afër.

Në pesë javët e para të La Ligas dhe në sfidën e parë të Liga e Kampionëve, Griezmann ka një mesatare jo më shumë se 28 minuta lojë për takim, por deri më tani ka shënuar tre gola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është në pritje që çnjohjen…