Policia ushtarake gjermane trajnon FSK-në për “Mbrojtje të Afërt”

13 shtator 2022 | 13:24

Një ekip instruktorësh nga Policia Ushtarake e Gjermanisë ka trajnuar Policinë ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës për “Mbrojtje të Afërt”.

Trajnimi një javor i ka mundësuar pjesëtarëve të FSK-së që të ngritin nivelin e përgatitjes në taktikat dhe teknikat e qitjes, mbrojtën e afërt të VIP-ve dhe qitje me armë të shkurtë dhe të gjatë.

Ky trajnim u realizua duke u bazuar në bashkëpunimin bilateral me Forcës së Sigurisë së  Kosovës dhe Policisë Ushtarake të Gjermanisë, të cilët janë duke dhënë  një kontribut të madh në ngritjen e kapaciteteve profesionale të Policisë Ushtarake.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bahrije Hyseni shpall të pavlefshme diplomën Bachelor në Programin Ekonomik,…