Joshua dhe Fury përballen më 3 dhjetor

13 shtator 2022 | 17:01

Superdueli mes Anthony Joshuas dhe Tyson Furyit do të zhvillohet më 3 dhjetor. Fury e lëshoi sfidën ndaj rivalit të tij javën e kaluar dhe i dha Joshuas dy data për të zgjedhur: 26 nëntorin, në stadiumin Wembley, ose 3 dhjetorin, në stadiumin “Principality” të Cardiffit. Joshua e ka pranuar të dytën.

“Mund të konfirmojmë, në emër të Anthony Joshuas, se i pranuam të gjitha kushtet e paraqitura nga ekipi i Furyt për një përballje më 3 dhjetor të premten e kaluar”, postoi 258 MGT në “Twitter”, të martën në mëngjes.

Fury dhe Joshua do të përplaseshin vitin e kaluar, por një panel arbitrazhi vendosi që Fury duhej të përballej me Deontay Wilderin për të tretën herë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës ka shpallur tenderin për furnizim me mikroçipa…