Vuqiç: S’është e vërtetë që Kosova ka qenë e jona gjithmonë

14 shtator 2022 | 08:40

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dje ka raportuar në Kuvendin e Serbisë rreth bisedimeve me Kosovën. Aty është zotuar se nuk do ta njohë kurrë Kosovën dhe se nuk do ta lejojë anëtarësimin e saj në OKB. Vuçiq ka theksuar se për këtë do t’u shkruajë Rusisë e Kinës që ta përdorin veton e tyre.

Serbia e ka në Kushtetutë Kosovën si pjesë të saj, por Vuçiqi në debatin e gjatë me parlamentarët serbë ka thënë se nuk është e vërtetë që Kosova ka qenë gjithmonë pjesë e Serbisë dhe se lufta gjithmonë ka qenë për territor.

“Njerëzit flasin se si Kosova ka qenë gjithmonë e jona. Kjo, thjesht, nuk është e vërtetë. Kanë ndryshuar pushtetet. Atje kemi pasur edhe ambasadorë, edhe konsuj etj., por kjo ka qenë gjithmonë luftë për territore dhe interesa vitale të dy popujve” ka thënë Vuçiqi.

Serbia ka pasur konsullatën e saj në territorin e Kosovës në vitet 1889-1912 gjatë kohës së Perandorisë Osmane, kur vendi ka pasur statusin e vilajetit. Konsullata e Serbisë ka qenë e vendosur në Prishtinë.

Konsullata e Serbisë në Prishtinë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar për Kosovën, Pieter Feith, ka folur mbi…