Kuvendi i Serbisë vazhdon seancën për dialogun me Kosovën

14 shtator 2022 | 08:53

Në Kuvendin e Serbisë edhe këtë të mërkurë do të vazhdojë seanca rreth procesit të dialogut me Kosovën që mbahet në Bruksel.

Kryetari i Kuvendit, Vladimir Orliq, ka njoftuar se seanca e sotme do të nisë në orën 10:00.

Të martën presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka prezantuar para deputetëve një raport mbi procesin negociator nga 15 qershori 2021 deri më 1 shtator 2022.

Sot deputetët mund t’i paraqesin opinionet e tyre për atë dokument.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Peter Bradshaw / The Guardian Vdiq modernisti i fundit…