Kurti do të udhëheq Komisionin Ekzekutiv për Shëndetësi

14 shtator 2022 | 12:55

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 96-të që pati këtë të mërkurë, miratoi formimin e Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë mbledhjes bëri me dije se ai do ta udhëheq këtë komision dhe se takimi i parë do të mbahet pasditen e sotme.

“Si kryeministër propozoj që të themelohet komisioni ekzekutiv për shëndetësi. Ky komision ka këto përgjegjësi: e para të bëjë analizën dhe ndarjen bashkëpunimit publiko-privat”.

“Reformimin e SHSKUK-së përmes fuqizimit të QKUK-së dhe spitaleve rajonale, zhvillimin e sektorit publik të shëndetësisë, themelimin e spitalit rajonal të Prishtinës”, tha Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjen e 96-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës,…