Xavi: Jam i inatosur, krijuam plot raste dhe nuk shënuam

14 shtator 2022 | 13:08

Bayern Munchen mund të quhet si “macja e zezë” e Barcelonës, pasi edhe këtë herë katalanasit u mposhtën nga skuadra gjermane me shifrat 2-0 në një takim që ishte i luftuar deri në sekondat e fundit.

Pas kësaj disfate, Xavi Hernandez ishte shumë i inatosur me të tijtë, pasi blaugranat arritën të krijonin plot raste, por nuk i shfrytëzuan siç duhet.

“Ne kemi qenë më të mirë në intensitet, edhe fizikisht. Pjesa e parë ishte e shkëlqyer, nuk mund të humbësh një ndeshje të tillë. Ishte një ditë për të fituar jo për të barazuar. Jam i inatosur. Ne kemi krijuar shtatë raste dhe nuk kemi shënuar asnjë gol. Mëkat! Duhet të përmirësohemi në zonë. Jam i mërzitur, nuk më pëlqen të humbas. Nuk e kemi merituar. Ne kemi qenë më të mirë se Bayerni. Kemi krijuar shumë raste”, ka thënë Xavi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 96-të që pati këtë…