Ballkani niset për Pragë

14 shtator 2022 | 13:52

FC Ballkani është nisur për në qytetin e Pragës, në Republikën e Çekisë.

Nesër, kampioni i Kosovës do të luajë me ekipin e Slavia Prahas, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.

Klubi suharekas ka publikuar fotografi nga aeroporti, ku po bëhen gati për udhëtim.

Pikërisht në Pragë, në stadiumin ku do të luajë nesër Ballkani, do të zhvillohet edhe finalja e madhe e Ligës së Konferencës këtë edicion.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka vizituar qytetin e çliruar…