Kryetari Latifi takon punonjësit shëndetësor, diskutojnë për kushtet e punës

14 shtator 2022 | 16:35

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, bashkë me nënkryetarin, Fatmir Iska, drejtoreshën për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, Saranda Sallteku dhe drejtorin e QKMF “Fahredin Hoti”, Elbunit Kryeziu, kanë takuar punonjësit shëndetësor, me të cilët kanë diskutuar për situatën pandemike, kapacitetet shëndetësore, shërbimet e ofruara dhe kushtet e punës në këtë institucion, investimet që po bëhen në objektin e vjetër të QKMF-së dhe planet e komunës për të ardhmen.

“Gjatë bisedave të përbashkëta, u pajtuam që të rriten kapacitetet, të përmirësohen edhe më shumë shërbimet shëndetësore, duke e respektuar në rend të parë orarin e punës si dhe duke e intensifikuar bashkëpunimin ndërinstitucional. Do të punojmë në vazhdimësi pa u ndalur që qytetarët e Rahovecit të marrin sa më me efikasitet shërbimet e duhura shëndetësore. Suksese dhe punë të palodhshme të gjithë punëtorëve shëndetësorë!”, ka thënë Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Princi Harry dhe Meghan Markle iu bashkuan pjesës tjetër të…