Malisheva dhe JICA vazhdojnë bashkëpunimin në fushën e menaxhimit të mbeturinave

14 shtator 2022 | 16:39

Në kuadër të implementimit të projekteve në fushën e menaxhimin të mbeturinave, në territorin e Komunës së Malishevës, është zhvilluar takimi i radhës në mes të Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Malishevës me Agjencinë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA).

Në këtë takim me zyrtarët e JICA, ishin drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Rifat Mazreku dhe koordinatori i projektit për ngritjen e kapaciteteve për menaxhimin e mbeturinave drejt një shoqërie të shëndoshë, faza e dytë, Naser Morina.

Në këtë takim pune, u diskutua për ecurinë e pilot projekteve që janë duke u zbatuar në Komunën e Malishevës, për planifikimin e projekteve në vazhdim dhe hartimin e master planit për menaxhimin e mbeturinave.

Zyrtarët e JICA janë ndarë të kënaqur me punën dhe bashkëpunimin me zyrtarët komunal në Malishevë, për rëndësinë e projektit dhe zbatimin e tij në praktikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, bashkë me nënkryetarin,…