Peleshi: Sistemet kibernetike ushtarake nuk janë prekur

14 shtator 2022 | 16:46

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, deklaroi pas mbledhjes së qeverisë se pavarësisht përballjes me sulme serioze kibernetike, “sistemet ushtarake nuk janë prekur”.

“Po përballemi me sulme serioze kibernetike. Lajmi i mirë është që të gjithë aleatët janë bashkë me ne në këtë luftë. Sistemet tona kibernetike ushtarake nuk janë prekur. Janë mëse të mbrojtura, pasi janë më specifike dhe më autonome. Po punojmë për ta ngritur në nivel më të lartë sigurinë kibernetike, nëpërmjet një projekti prej 24 milionë dollarësh, që synon ngritjen e qendrës ushtarake të sigurisë kibernetike”, ka thënë Peleshi.

“Jemi anëtarë të NATO-s, jemi të paprekshëm. Asnjë pëllëmbë e hapësirës së NATO-s nuk është e cenueshme”, ka shtuar Peleshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas gati 20 vitesh bashkë kapiteni legjendar i Romës, Francesco…