Tesla synon të zgjerohet në Gjermani
14 shtator 2022
| 17:38
Kompania Tesla ka në plan t’i zgjerojë terrenet e fabrikës në Gjermani, ndonëse autoritetet gjermane pezulluan punët, me arsyetimin se kanë nevojë për më tepër sqarime.
Reutersi raportoi të mërkurën se kryetari i bashkisë Gruenheide, doli në vendin ku po kryhen punimet, derisa nuk dha detaje nëse çështja do të trajtohet sivjet.
Kompania amerikane për prodhimin e veturave në maj të sivjetmë paraqiti kërkesë për të ndërtuar fabrikë në mbi 100 hektarë tokë, në lindje në Gjermanisë, me qellim që të rritet mundësia e prodhimit.
Aktualisht, Tesla i ka në dispozicion 300 hektarë tokë për punë.