Haziri pret në takim kryetarin e Preshevës
14 shtator 2022
| 19:03
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, bashkë me anëtarin e Kryesisë Xhafer Tahiri, kanë pritur sot në takim kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi me bashkëpunëtorë.
LDK-ja ka njoftuar se në takim u bisedua për gjendjen politike të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Nënkryetari Haziri e falënderoi kryetarin Arifi për vizitën në LDK dhe e risiguroi edhe njëherë kryetarin e Preshevës që LDK-ja mbetet e përkushtuar për të përkrahur në çdo formë të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës, si dhe unitetin e faktorit politik shqiptar në Preshevë për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në këto treva etnike pa dallime partiake.