Vdes afaristi nga Gjilani
14 shtator 2022
| 21:22
Ka vdekur sot afaristi i njohur nga Gjilani, Basri Kqiku.
Ky lajm u bë i ditur nga mediumet lokale në Gjilan sot dhe përmes familjarëve të tij.
Kqiku kishte nën menaxhim kompaninë “Bejta Commerce”.
“Na i thave zemrat Bastri. Qofsh banor i xhenetit”, ka shkruar një e afërme e biznesmenit kosovar.
Ndërkaq akoma nuk dihet arsyeja që solli vdekjen e tij.
Njoftimi mortor i familjes të ndjerit:
“Njoftim mortor: Me pikëllim të thellë ju njoftojm të gjithë familjarët ,miqët , shokët dhe të gjithë farefisin se sot u nda nga ne më i dashuri ynë vëllau Basri Kqiku nga Gjilani .
Varrimi bëhet me drekë të datës 15.09.2022 ditën e Enjte në varrezat e qytetit në Gjilan .
Nisja funeralit bëhet nga shtëpija e tijë rr. Ukshin Hoti nr 72.”