Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligë

15 shtator 2022 | 11:02

Sot (e enjte) do të zhvillohen dy ndeshje të tjera në Superligën e Kosovës në futboll. Në Klinë Dukagjini e pret Drenicën. Të dyja këto skuadra nuk e kanë nisur në mënyrë të mirë këtë edicion të garave dhe do të kërkojnë fitore, kurse në Mitrovicë Trepça ’89 e pret Ferizajn. Ndeshja tjetër në mes të Llapit dhe Ballkanit është shtyrë për faktin se kampionët e Superligës sonte do të përballen me Slavia Pragën në kuadër të Ligës së Konferencës.

Siç dihet dje skuadra e Dritës e ka fituar derbin më të madh në futbollin e Kosovës ndaj rivalit lokal, Gjilanit, me rezultat 4-1. Drita me tri pikët e reja shkon në kuotën e 14 pikëve, aq sa ka edhe skuadra e Gjilanit, por Drita ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në ndeshjen tjetër që është zhvilluar të mërkurën në mes të Prishtinës dhe Malishevës janë shënuar gjashtë gola, derisa skuadra kryeqytetase ka fituar me rezultat 4-2. Pas kësaj ndeshjeje, skuadra e Ismet Munishit ka grumbulluar 11 pikë, derisa Malisheva mbetet në kuotën e 7 pikëve.

SUPERLIGA – Java 7

Drita – Gjilani                 4-1
Prishtina – Malisheva   4-2

Të enjten takohen:
15:00 Dukagjini – Drenica
15:00 Trepça ’89 – Ferizaj
15:00 Llapi – Ballkani (është shtyrë)

/Veton ZYMBERI/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Hoteleria ofron një mundësi të jashtëzakonshme për ulje të konsumit,…