Ministri Latifi mungon në Kuvend, Haxhiu: Ka ikë për Amerikë se kryeministri ia ka marrë kompetencat

15 shtator 2022 | 12:43

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i pati dy pyetje për ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifin, por ky i fundit nuk ishte i pranishëm në seancën e Kuvendit për t’iu përgjigjur.

“Ministrin nuk e kemi këtu”, i tha kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Haxhiu ka thënë se Latifi mund të ketë ikur për në ShBA, pasi kryeministri ia ka marrë kompetencat.

“Për shkak që tash edhe kryesues i Komisionit për Shëndetësi është kryeministri Kurti dhe kryeministri është prezent. Për shkak se ia ka marrë kompetencat Rifat Latifit, ai ka ikë për Amerikë, ose është në ndonjë aktivitet më të rëndësishëm se kjo”, ka thënë Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dita e sotme ka rezervuar një numër të lartë të…