Potter: Jemi të zhgënjyer me rezultatin

15 shtator 2022 | 12:53

Chelsea barazoi ndaj RB Salzburg 1-1, ku Graham Potter debutoi si trajner i kësaj skuadre. Pas kësaj ndeshje, tekniku anglez ka theksuar se është i lumtur me lojën që bëri skuadra e tij, por është shumë i zhgënjyer me rezultatin.

“Jemi të zhgënjyer me rezultatin në fund, mendoj se djemtë dhanë gjithçka duke luajtur me të vërtetë mirë. Ata sulmuan mirë dhe shënuan një gol të mirë. Humbën pak ritëm gjatë pjesës së dytë por u përgjigjën mirë përsëri, portieri i tyre bëri disa pritje të mira. Ndaj në përgjithësi, jemi të zhgënjyer me rezultatin, nuk ishte e thënë të ndodhte për ne sot. Nuk është e thjeshtë të kontrollosh Salzburgun dhe mënyrën se si luajnë, duhet vlerësuar kjo. Por në kontrolluam pjesën e parë dhe shkuam në sulm shumë shpesh, kishim disa mundësi që nuk i shfrytëzuam mirë, por ndaj një skuadre në Ligën e Kampioneve nuk do jetë e thjeshtë që të shënosh”, ka thënë Potter.

“Mënyra se si djemtë dhanë gjithçka ishte fantastike, sjellja ishte e shkëlqyer, personaliteti gjithashtu, ndaj do të përmirësohemi. Është e pamundur të kontrollosh një ndeshje në 90 minuta, dhe në periudhën që nuk e bëmë një gjë të tillë, ata shënuan. Kjo është një pikë ku duhet të përmirësohemi. Është gjithmonë bezdisëse kur pëson gol, por në përgjithësi paraqitja jonë mbrojtëse ishte e mirë. Është një pikë, duhet ta pranomë. Asnjë ankesë, përtej faktit që nuk morëm tre pikët”, ka deklaruar Potter.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i pati dy pyetje për…