Malisheva shkarkon Thaqin

15 shtator 2022 | 14:23

Skuadra e Malishevës ka njoftuar se e ka shkarkuar trajnerin, Arsim Thaqi.

Ky shkarkim vjen pas rezultateve jo të mira që ka marrë skuadra e Malishevës në shtatë javët e para të Superligës së Kosovës në futboll.

“FC Malisheva ka vendosur të liroj nga detyra trajnerin Arsim Thaqi pas asaj që ka qenë një fushatë kryesisht zhgënjyese për klubin këtë sezon. Në emër të të gjithëve në FC Malisheva, shprehim mirënjohje për trajnerin Thaçi  për të gjitha përpjekjet e tij gjatë kohës sa ishte me klubin”, thuhet në njoftimin e klubit. Ndeshjen e fundit si trajner i Malishevës, Thaqi e humbi nga Prishtina me rezultat 4-2.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se nuk është siguruar…