Journal B feston jubileun e 10-të

16 shtator 2022 | 10:43

Journal B (https://journal-b.ch) shënon jubileun e 10-të me një program të pasur festiv. Festimi mbahet në Wartsaal, Lorrainestrasse 15, 3013 Bern, njofton Epoka e Re.
Sot, 16 shtator, duke filluar nga ora 20:00, në kuadër të “B- Slam”, që zhvillohet nën moton “Çka e lëvizë Bernin?”, përgjigjet e tyre në këtë pyetje do t’i japin personalitete të kulturës dhe artit si Jovana Nikic, Samuel Richner, Olivia Elger, Remo Zumstein dhe Kay Wieoimmer. Moderimin do ta bëjë Sandra Künzi.
Ditën e dytë të festës jubilare, 17 shtator, Journal B, e fillon nga ora 11:00, poashtu në Wartsaal, me panelin diskutues mbi temën “Shërbimi publik në platformat online?”. Në të marrin pjesë Walter Langenegger (ish-përgjegjës për informim i qytetit të Bernit), Magdalena Nadolska (Menaxhere projekti e Radios RaBe), Franziska Oehmer-Pedrazzi (Docente e mediave dhe shkencave të komunikimit), Jonathan Schoeffel (drejtues i Radio/Online CH Media), Dominik Fitze (zëdhënës për media i Syndicom). Panelin e moderon Willi Egloff.
Pjesëmarrësit në festë e kanë rastin që në kuadër të “Living Library”, e cila mbahet nga ora 15:00-18:00 nën moton “Njerëzit, ata që e lëvizin Bernin”, të përzgjedhin një nga dhjetë autorët e pranishëm për një bisedë 20-minutëshe ku mund t’ua parashtrojnë pyetjet e tyre. Në këtë dhjetëshe, që simbolizon 10- vjetorin e Journal B, krahas Fredi Lerch, Anouk Ursin, Saeed Farkhondeh, Lena Bühler, Servet Demirpençe, Lara und Jonathan, Isabelle Jakob, Daniel Nacht, Hartmut Fähndrich, në “Living Library” është përfshirë edhe shqiptarja nga Kosova, Basrie Sakiri-Murati. Ajo është autore e librit “Bleibende Spuren” (https://rotpunktverlag.ch/buecher/bleibende-spuren) si dhe kolumniste e rregulltë e Journal B.
Programin festiv e përmbyllin koncertet e “Noti Wümié” dhe “Colibri”, që fillojnë nga ora 20:00. Programi festiv i të dy ditëve është i hapur për të gjithë të interesuarit.
“Journal B ju fton në festën e jubileut! Eja dhe silli miqtë dhe familjen tënde!”. Kjo është ftesa publike mirëseardhëse që ka lëshuar ekipi i Journal B.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, Policët Kufitarë, Policia e Shqipërisë, Forca e…