Shiu shkakton vërshime në Pejë e Gjakovë, makinat mbesin rrugëve

17 shtator 2022 | 09:17

Që nga dita e djeshme është duke vazhduar moti me shi. Si rezultat i reshjeve të vazhdueshme të shiut në qytetin e Pejës kanë ndodhur edhe vërshime.

Sipas pamjeve të siguruara nga qytetarët, disa makina kanë mbetur nëpër rrugët e Pejës si rezultat i shiut të madh që ka rënë dhe vërshimeve që janë shkaktuar.

Poashtu e njëjta situatë është duke mbretëruar edhe në gjithë rajonin e Dukagjinit. Nëpër qytetin dhe fshatrat e Gjakovës, uji është futur nëpër oborret dhe shtëpitë e banorëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka paralajmëruar lajme…