Tahiri: Projektligji për Dhomën e Posaçme, dëshmi se mund të udhëheqim vet

09 korrik 2018 | 12:28

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, duke prezantuar para deputetëve Projektligjin për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, ka thënë se çdo vonesë në miratimin e këtyre ndryshimeve ka efekt drejtpërdrejt edhe në ekonominë e vendit tonë.

Tahiri ka thënë se si pasojë e ndryshimeve të mandatit të EULEX-it në gjyqësor të cilat kanë hyrë në fuqi më 14 qershor të këtij viti, ndryshimi i këtij projektligji është esencial.

“Duke qenë se gjyqtarëve ndërkombëtarë u ka përfunduar mandati, ndryshimet në strukturën që i parasheh ky ligj janë të domosdoshme për të garantuar vazhdimësinë e punës pas largimit të gjyqtarëve ndërkombëtar. Theksoj se për shkak të kompetencës ekskluzive të kësaj gjykate në çështjet që ndërlidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, puna e kësaj gjykate ndikon drejtpërdrejt në dinamikën e procesit të privatizimit, si dhe bartja e mjeteve të mbetura në buxhetin e Kosovës, rrjedhimisht çdo vonese në miratimin e këtyre ndryshimeve ka efekt drejtpërdrejt edhe në ekonominë e vendit tonë”, ka thënë Tahiri.

Sipas Tahirit, ky projektligj është një dëshmi konkrete se institucionet e Kosovës kanë kapacitet për të udhëhequr vet punën në këtë gjykatë.

Ai ka thënë se janë rreth 21 300 lënë të regjistruara që mbajnë peng qindra miliona euro, para këto që punëtorëve u takojnë nga 20 për qindëshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka bërë me dije se vetëm gjatë…